Kthehu lart

Krijesa misterioze si ‘dragonj’ dalin në plazhet e Australisë

Krijesa misterioze si ‘dragonj’ dalin në plazhet e Australisë GazetaExpress

Plazhet e Sydney janë mbushur me krijesa të çuditshme me pamje si dragonj, të cilat janë po aq të rrezikshme sa kandili i kaltër i detit.

Të quajtur “dragonjtë e kaltër të detit”, këto krijesa të çuditshme duken sikur diçka nga filmat.

Të gjetura në plazhet Freshwater dhe Curl Curl në veri të Sydney, krijesat e kaltra të detit kanë habitur njerëzit, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse në pamje krijesat duken mjaft të bukura për t’u prekur, ekspertët atje kanë paralajmëruar se thumbimi i tyre është i rrezikshëm.

Këto krijesa dalin në plazhet e Sydney çdo vit, por ngordhin sapo të dalin në breg.


    Data: 10 Shkurt 2018 14:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera