Kthehu lart

Kështu duket sistemi i lumenjve të lashtë në Mars

Kështu duket sistemi i lumenjve të lashtë në Mars GazetaExpress

Imazhet e reja nga Marsi tregojnë se kishte lumenj të lashtë në Planetin e Kuq, gjë që sugjeron që planeti dikur kishte një klimë të lagësht dhe të ngrohtë.

Imazhet e kapura nga misioni Mars Express i Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA) tregojnë gjurmët e lëna nga “sistemi i lashtë i lumenjve” në sipërfaqen e planetit, raporton Independent.

Luginat u formuan ashtu sikurse edhe në Tokë, me një rrjedhje të fortë të ujit që shpërtheu përmes peizazhit, transmeton KosovaPress.

Ajo që është më pak e qartë është se nga vjen uji. Për shkak të mungesës së njohurive rreth klimës në Mars në të kaluarën, shkencëtarët nuk e dinë nëse kjo është për shkak të ujërave nëntokësore, reshjeve, shkrirjes së akullit ose diçka të panjohur.

Megjithëse sot nuk ka ujë në sipërfaqen e Marsit, zbulimi i ngjashëm në vitet e fundit sugjeron që planeti dikur kishte një lagështi dhe klimë më të ngrohtë. Çdo zbulim sjell pyetje shtesë për të kaluarën e planetit, dhe shkencëtarët janë të vendosur për të parë nëse ka pasur kushte për jetën në Mars.

Vitin e ardhshëm, në bashkëpunim me programin kozmik rus Roscomos, ESA do të nisë një mision Eco Mars me synim parësor “për t’iu përgjigjur pyetjes nëse jeta ka ekzistuar ndonjëherë në Mars”.

    Data: 28 Shkurt 2019 01:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera