Kthehu lart

Zyrtari i Hamas-it: 50 nga 62 të vrarët gjatë dhunës në kufi janë anëtarë tanë

Zyrtari i Hamas-it: 50 nga 62 të vrarët gjatë dhunës në kufi janë anëtarë tanë GazetaExpress

Një zyrtar i Hamasit të mërkurën pranoi se 50 nga 62 palestinezët që është raportuar se janë vrarë përgjatë përleshjeve në kufirin me Gazën të hënën dhe të martën, janë anëtarë të organizatës terroriste islamiste, duke sjellë numrin total të anëtarëve të grupeve terroriste në mesin e të vdekurve në 53

“Në rundin e fundit të përleshjeve, nëse 62 njerëz janë martirizuar, 50 nga ata ishin Hamas”, tha zyrtari i Hamasit Salah Bardawil në një intervistë për Baladnëm palestineze.

Ushtria izraelite ka shpërndarë një pjesë të intervistës së Bardawil me një media arabe, të shoqëruar me përkthim në anglisht.

“Kjo dëshmon atë që shumë njerëz kanë provuar ta injorojnë: Hamasi qëndron prapa këtyre protestave të dhunshme dhe cilësimi i protestave si ‘protesta paqësore’ nuk mund të jetë më larg nga e vërteta”, tha zëdhënësi i IDF, Lt.Col. Jonathan Conrius.

    Data: 17 Maj 2018 07:40
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera