Kthehu lart

Zbulohet motivi banal që e shtyri burrin ta vrasë mizorisht këngëtaren serbe

Zbulohet motivi banal që e shtyri burrin ta vrasë mizorisht këngëtaren serbe GazetaExpress

Jelena Marjanoviç nuk mundi më të jetonte në një shtëpi me familjen dhe burrin e saj, i cili edhe e vrau

Bashkëshorti Zoran refuzoi të largohej nga prindërit e tij, dhe kjo si duket është një nga shkaqet kryesore që e shtyri atë ta vrasë këngëtaren.

Zoran Marjanoviç dyshonte një kohë të gjatë se gruaja Jelena planifikonte të largohet dhe me vajzën e tij. Hetuesit zbuluan se kjo ishte arsye që e shtyri Zoranin ta vrasë gruan në mënyrë mizore.

Motivi i krimit, siç thonë ata, është ndoshta marrëdhënia e keqe familjare që këngëtarja nuk dëshironte më të vuante, transmeton Gazeta Express.

Zoran dhe Jelena u martuan në vitin 2010 dhe jetuan në shtëpinë e tij bashkë me familjen.

Pas një kohe Jelena nisi të ankohet për familjarët e burrit dhe nuk mundi të jetonte më në atë shtëpi, zbulon burimin e Kuririt nga hetimi. Sipas burimit, kushëriri i Jelenës zbuloi se gruaja e ndjerë kishte kohë që po ankohej për prindërit e bashkëshortit Vladimir dhe Zorica.

“Jelena nuk ishte e lumtur në atë shtëpi dhe ajo kishte qenë duke u përpjekur për ta bindur burrin e saj që të ikin nga shtëpia”, thotë burimi.

Këtë e konfirmoi edhe motra e saj Teodora Krsmanoviç gjatë një seance.

"Kryesisht ankohen për prindërit e Zoranit", tha Teodora në një seancë dëgjimore në prokurori.

Bashkëbiseduesi i Kuririt thotë se Jelena ishte veçanërisht e shqetësuar për sjelljen e Vladimir Vladimirov, vjehrrit të saj.

    Data: 13 Shkurt 2018 13:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera