Kthehu lart

Xhihadisti i kapur: Të aplikohet sheriati

Xhihadisti i kapur: Të aplikohet sheriati GazetaExpress

Koalicioni i forcave kurde në Siri njoftoi të martën vrasjen e disa dhjetëra militantëve të Shtetit Islamik të mbetur në bastionin e fundit gjeografik në vend.

Në zonën e Baguzit, si pasojë e bombardimit me artileri të rëndë nga ajri dhe e sulmeve nga toka u raportuan të paktën tre viktima nga radhët e forcave pro-amerikane.

Operacioni i së martës erdhi në vazhdën e një ofensive të nisur fundjavën e kaluar dhe ka për objektiv shfarosjen e të gjithë xhihadistët që operojnë në kodrinat afër lumit "Eufrat" dhe kufirit me Irakun.

Në zonë mendohet se qëndrojnë në strehime të fshehta apo tunele të nëndheshme rreth 500 luftëtarë të ISIS, së bashku me 3 deri në 4 mijë civilë që janë familjarë të luftëtarëve, kryesisht gra ose fëmijë.

Një nga xhihadistët e kapur që po transferohej nga forcat aleate u shpreh të martën se e kishte të vështirë ta kuptonte pse bota i kundëvihet kauzës së tyre me luftë, dhe përkatësisht zbatimit të ligjit të Shariatit sipas udhëzimeve të Perëndisë.

Abu:"Pse po bombardohemi me avionë dhe pse të gjitha kombet e pafe po bëhen bashkë për të na sulmuar. Cilat janë gabimet apo krimet tona?! Nëse dikur kemi kontrolluar mijëra kilometra territor dhe tani na kanë mbetur shumë pak, do të thotë se jemi mundur, por Zoti gjykon ndryshe. Beteja nuk ka mbaruar."

Zëdhënësi i forcave kurde në terren informon se operacioni për spastrimin e vendit nga xhihadistët e ISIS thuajse ka përfunduar.

Një problem që mbetet për të trajtuar tanimë janë banorët e evakuuar nga kalifati i xhihadistëve, të cilët strehohen në një kamp të populluar tri herë mbi kapacitetin.

    Data: 12 Mars 2019 22:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera