Kthehu lart

Vuçiq lë nam me "Audi"-n e blinduar në Kroaci që kushton 135 mijë euro

Vuçiq lë nam me "Audi"-n e blinduar në Kroaci që kushton 135 mijë euro GazetaExpress

Gazeta kroate “Jutarnj list” i ka bërë publicitet veturës së Presidentit të Serbisë, i cili gjatë dy ditëve të fundit ka qëndruar për vizitë në Kroaci.

“Vetura e fuqishme që mori vëmendjen e të gjithëve”, ka shkruar gazeta kroate me të cilën Vuçiq ka “shëtitur” rrugëve të Zagrebit gjatë vizitës atje.

Bëhet fjalë për "Audi 8 L" me tabela të Beogradit, e cila kushton 134 mijë euro, ndërkohë që shpejtësinë prej 100 km/h e arrin në një interval kohor prej 6.5 km/h.

Sipas shkrimit, kjo veturë ka qenë pjesë e kolonës prej 15 veturave me ngjyrë të zezë.

Po ashtu, theksohet se "Audi" i Vuçiqit është i blinduar me një shkallë të mbrojtjes balistike të nivelit të nëntë.

    Data: 14 Shkurt 2018 11:38
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera