Kthehu lart

Vjen përgjigja e Merkelit, pas paralajmërimeve nga Amerika për Huawei-n

Vjen përgjigja e Merkelit, pas paralajmërimeve nga Amerika për Huawei-n GazetaExpress

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, premton se do të bisedojë me Uashingtonin para se të vendosë mbi mbajtjen e grupit kinez “Huawei” për zhvillimin e infrastrukturave 5G, një ditë pas kërcënimeve amerikane që iu drejtuan Berlinit mbi të ardhmen e bashkëpunimit në çështjet e sigurisë mes dy aleatëve.

“Ne i japim një rëndësi të madhe sigurisë në ndërtimin e rrjetit 5G, për këtë arsye ne jemi duke përcaktuar noramt tona dhe, sigurisht, do të diskutojmë me partnerët tanë, si në Europë dhe në SHBA”, deklaroi Angela Merkel, par një takimi me kryeministrin belg, Charles Michel.

E përditshmja amerikane “Wall Street Journal” publikoi dje se ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell i kishte dërguar një letër ministrit gjerman të Ekonomisë, Peter Altmaier ku i shprehet se bashkëpunimi në çështjet e shërbimeve sekrete do të rishikohej nëse Berlini nuk ndalonte kompanitë kineze si “Huawei” në fushën e teknologjisë 5G.

    Data: 12 Mars 2019 20:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera