Kthehu lart

Varadi: Ndarja e Kosovës është në tryezën e bisedimeve

Varadi: Ndarja e Kosovës është në tryezën e bisedimeve GazetaExpress

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare nga Serbia, Tibor Varadi, i cili ligjëron në universitete të ndryshme botërore, ka thënë se Kosova aktualisht de facto nuk është pjesë e Serbisë, por ka theksuar se është mirë që ndarja e Kosovës aktualisht është në tryezë.

“Unë personalisht mendoj dhe e kam thënë shumë herë se shkëputja e Kosovës ka ndodhur në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, kështu që mendoj se shkëputja nuk ka qenë legale, por njëkohësisht mendoj se Kosova faktikisht nuk është pjesë e Serbisë”, ka thënë Varadi.

Duke i komentuar idetë rreth ndarjes së Kosovës, të cilën sipas mediave serbe e ka përmendur edhe zëvendëskancelari austriak, Varadi ka thënë se mirë që një ide e tillë është në tavolinë, edhe pse nuk mund të thuhet që ndodhet konkretisht në tryezën e bisedimeve. Varadi ka thënë se ndarja do të mundë të realizohej më lehtë para 10-15 vjetësh.

“Me sa më kujtohet Dobrica Cosiq e ka pasur një ide të tillë, por thjesht kjo çështje atëherë nuk ishte në tryezën e bisedimeve, me gjasë dikush këtë donte ta lidhte me këmbimin e Preshevës. Përgjithësisht mendoj se nuk shanse të ndodhë, por mirë është që të mbahen të gjithë mundësitë në tavolinë”, ka thënë Varadi.

    Data: 14 Shkurt 2018 11:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera