Kthehu lart

UNDP do të vazhdojë përkrahjen për procesin e integrimit evropian

UNDP do të vazhdojë përkrahjen për procesin e integrimit evropian GazetaExpress

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim Andrew Russell, përfaqësues i Programit Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara (UNDP), me seli në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e gjerë të tanishëm ndërmjet dy institucioneve tona dhe mundësitë për të zgjeruar këtë bashkëpunim edhe më tutje.

Me këtë rast, ministrja Hoxha foli për zhvillimet më të fundit në Kosovë, për prioritetet kyçe në kuadër të procesit të integrimit evropian, respektivisht në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Ministrja Hoxha falënderoi Russell për përkushtimin e tij personal për të koordinuar aktivitetet në mënyrë që të ketë zbatueshmëri sa më të mirë. Po ashtu, ministrja Hoxha ishte mirënjohëse për kontributin që ka dhënë UNDP-ja për ngritjen e kapaciteteve institucionale.

Ndërsa, Russell uroi ministren Hoxha për detyrën e re. Njëkohësisht, potencoi se duke kuptuar rëndësinë që ka Ministria e Integrimit Evropian në shtyrjen përpara të reformave institucionale, shprehu gatishmërinë për të zgjeruar edhe më tutje bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve tona.

    Temat:
    Data: 14 Shtator 2017 10:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera