Kthehu lart

Trëndafilova paralajmëron kundër kërcënimit të dëshmitarëve të Gjykatës Speciale

Trëndafilova paralajmëron kundër kërcënimit të dëshmitarëve të Gjykatës Speciale GazetaExpress

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë, përveç takimit me përfaqësues të shoqërisë civile, ka folur edhe para medieve për strukturën, zhvillimet më të fundit ligjore dhe punën e Dhomave të Specializuara. Ajo ka paralajmëruar kundër kërcënimit të dëshmitarëve të Gjykatës Speciale, duke thënë se me kërcënuesit merret prokurori menjëherë

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova, e cila ndodhet në Kosovë, në një konferencë për media ka thënë se kushdo që do t’i kërcënojë dëshmitarët ose të krijojnë probleme për dëshmitarin, prokurori është i obliguar të nisë hetime për këtë çështje, raporton Gazeta Express.

“Kushdo që do t’i kërcënojë dëshmitarët ose të krijojë probleme për dëshmitarin, prokurori është i obliguar të nisë menjëherë hetimet për këtë”, tha Trendafilova në konferencën për media e cila ende është duke u zhvilluar. /Express/


    Data: 23 Nentor 2017 15:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera