Kthehu lart

Tahirsylaj: Nga dita e enjte do të ngrihen temperaturat

Tahirsylaj: Nga dita e enjte do të ngrihen temperaturat GazetaExpress

Eksperti i meteorologjisë dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj, ka thënë se nga dita e enjte do të ngrihen temperaturat edhe pse do të ketë reshje atmosferike.

Tahirsylaj theksoi se reshje bore në vend ka rënë më shumë në komunën e Dragashit, deri në 20 centimetra.

Eksperti Tahirsylaj tregoi se temperaturat minimale do të luhaten nga minus 1 gradë Celsius deri në minus 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 7-8 gradë Celsius.

“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore që kanë ardhur nga pjesa verilindore e rajonit. Këto masa kanë shkaktuar dhe ulje të shtypjes atmosferike, pra atmosfera është e destabilizuar. Ka pasur reshje shiu – bore të intensitetit të dobët. Në Dragash sipas informacioneve që kam marr nga bashkëpunëtoret e mi, ka rënë borë diku 20 centimetra. Prandaj sot do të ndërpriten reshjet atmosferike dhe nesër (e mërkurë) nuk do të ketë reshje atmosferike, ndërsa pasnesër (e enjte) do të ketë reshje atmosferike. Temperaturat minimale do të luhaten nga minus 1 deri në minus 4 gradë Celsius, ndërsa më të larta ditore do të shkojnë deri në 7-8 gradë Celsius”, ka thënë Tahirsylaj për Telegrafin.

Sipas tij, këto reshje kanë një efekt pozitiv për arsye se plotësohen kushtet hidrike të tokës.

“Do të ketë erë nga ana e veriut dhe verilindjes me shpejtësi deri në 8 m/s, prandaj nuk është gjendje e jashtëzakonshme”, ka thënë Tahirsylaj.

    Data: 12 Mars 2019 12:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera