Kthehu lart

Stuhia në Gjermani ndaloi trenat

Stuhia në Gjermani ndaloi trenat GazetaExpress

Për shkak të një stuhie me erë në perëndim të Gjermanisë, kompania hekurudhore Deutsche Bahn ka ndalur trafikun rajonal, si dhe trenat me distancë të largët.

Kompania tha se trenat u ndaluan në stacionet në Nordrhein-Westfalen pasi disa linja u bllokuan kur pemët ranë në binarë.

Shërbimi meteorologjik lëshoi një paralajmërim për pjesë të mëdha të Gjermanisë perëndimore dhe qendrore, ku erërat pritet të arrijnë deri në 120 kilometra në orë dhe nesër pritet të bie borë, njofton AP.

Për shkak të ndikimit të forcës së stuhisë, dy avionë që fluturonin drejt Bonit u ridrejtuan në një aeroport tjetër.

    Data: 10 Mars 2019 19:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera