Kthehu lart

Stephen Hawking: Unë jam ateist, nuk ka Zot

Stephen Hawking: Unë jam ateist, nuk ka Zot GazetaExpress

"Secili nga ne jemi të lirë të besojmë atë që duam. Mendoj që shpjegimi më i thjeshtë është se nuk ka Zot. Askush nuk e krijoi universin tonë, dhe askush nuk e drejton fatin tonë”, thoshte fizikani dhe kozmologu i shquar, Stephen Hawking, që vdiq sot në mëngjes

Stephen Hawking mendonte se në univers ekziston një "dizajn i madh" që nuk ka të bëjë fare me Zotin. Shkenca po afrohet me "Teorinë e gjithçkaje", dhe kur të ndodhë, do ta njohim dizajnin e madh, thoshte ai.

Stephen Hawking thotë "Nuk ka Zot"

Stephen Hawking në përgjithësi është konsideruar si një nga njerëzit më të mençur në planetin Tokë. Ai është një fizikan dhe kozmolog i famshëm në botë, i cili ka marrë shumë çmime për punën e tij në fushën e kozmologjisë, fizikës kuantike, vrimave të zeza dhe natyrës së kohës hapësinore.

Stephen Hawking tha se Zoti nuk ekzistonte duke shtuar: "Unë jam ateist". Hawking bëri këtë deklaratë në vitin 2014 gjatë një interviste me gazetarin Pablo Jauregui, medium në gjuhën spanjolle.

Kur u bë Hawking ateist?

Hawking mendohet se ka qenë ateist që nga mosha e hershme. Familja e tij ishte e krishterë, por në realitet ata ishin ateistë, shkruan Owlcation.com, transmeton Gazeta Express.

Gjatë shkollimit në kolegj ai u njoh nga të tjerët si ateist. Gruaja e tij e parë quhej Jane, çifti u martuan në vitin 1965 dhe u divorcuan në vitin 1995. Ata kurrë nuk ishin në një linjë sa i përket çështjes fetare, Jane ishte krishtere e devotshme.

Deklarata e Hawking-it që mohon ekzistencën e Zotit nuk duhet të ketë ardhur si një befasi për njerëzit. Ndër vite, Hawking ka dhënë shumë deklarata që kundërshtojnë besimet fetare.

"Ne jemi vetëm një racë e përparuar e majmunëve në një planet të vogël. Por ne mund ta kuptojmë Universin. Kjo na bën të ndihemi të veçantë”, deklaronte fizikani.

"Ekziston një dallim themelor midis fesë, e cila bazohet në autoritet dhe shkencë,  bazohet në vëzhgimin dhe arsyen. Shkenca do të fitojë sepse funksionon”, pohonte ai.

Hawking ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare. /Gazeta Express

    Data: 14 Mars 2018 10:38
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera