Kthehu lart

Shtatë kompani dështojnë ta shtrojnë me parket Kuvendin e Kosovës

Shtatë kompani dështojnë ta shtrojnë me parket Kuvendin e Kosovës GazetaExpress

Disa hapësira të Kuvendit të Kosovës kanë pasur nevojë që ta ndërrojnë parketin, bashkë me nivelizuesin e sipërfaqes. Për këtë, normalisht është hapur një procedurë tenderuese që parashikonte nëpërmes kuotimit me vlerë 9,900 euro të kryente këtë nevojë për tri salla të ndryshme brenda Kuvendit të Kosovës.

Mirëpo, këtu doli se 7 kompani dështuan të plotësojnë kushtet e kërkuara nga autoriteti kontraktues, në këtë rast Kuvendi i Kosovës, për t’i siguruar furnizim dhe montim me parket.

Specifikat që kërkonte Kuvendi i Kosovës ishin që parketi të ishte nga druri i bungut, të ishte 2 shtresor, me trashësi 15mm, gjerësi të dërrasave 175-190mm dhe gjatësi 1200 – 2400mm, raporton Ndertimi.info.

Sallat që do të shtroheshin ishin të kësaj sipërfaqeje: Salla 1 – 112 metra katrorë; Salla 2 – 59 metra katrorë dhe Salla 3 – 46 metra katrorë. Me parket do të duhej të furnizohej edhe nivelanti për hapësirat e dëmtuara pas demolimit të parketit ekzistues me sipërfaqe 220 metra katrorë.

Ngjyrat e parketit janë dhënë të specifikuara për secilën sallë:
Salla 1
Salla 2
Salla 3
Dështimi i shtatë kompanive

Për këtë tender, i cili në kryerje duket mjaft i thjeshtë sepse do të duhej të sigurohej parketi, të hiqej i vjetri, të vihej nivelanti dhe më pas parketi i ri, konkurruan 7 kompani. Mirëpo, asnjëra nuk pati sukses ta fitonte tenderin.
Në njoftimin e autoritetit kontraktues për anulim të aktivitetit të prokurimit, thuhet se nuk ishte “asnjë ofertë e përgjegjshme”. Futemi në vendimin për këtë anulim dhe shohim kompanitë, bashkë me ofertat që kanë ofruar.
Kompania e parë “Urb-Pro” SH.P.K. nuk ka mundur ta fitojë tenderin për këtë arsye.
Kompania “Arhing” nuk ka mundur ta fitojë tenderin për këtë  arsye.
Grupi i opratorëve “HARST Group”shpk dhe “CONTSRUMAX” nuk ka mundur ta fitojë tenderin për këtë  arsye.
Kompania “eor group” nuk ka mundur ta fitojë tenderin për këtë  arsye.
Kompania “Kompania Prishtina” nuk ka mundur ta fitojë tenderin për këtë  arsye.
Kompania “Meti Com” nuk ka mundur ta fitojë tenderin për këtë  arsye.
Kompania “Gjini” nuk ka mundur ta fitojë tenderin për këtë  arsye.

    Data: 12 Mars 2019 11:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera