Kthehu lart

Selmanaj: Partitë në pushtet provuan të na pengojnë për gylenistët

Selmanaj: Partitë në pushtet provuan të na pengojnë për gylenistët GazetaExpress

​Anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018, Driton Selmanaj, ka akuzuar partitë në pushtet për pengimin e përpjekjeve për zbardhjen e rastit.

“Partitë në pushtet provuan të na pengojnë” për rastin e të ashtuquajturve gylenistë, ka deklaruar në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, Selmanaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës.

Selmanaj po ashtu ka thënë se ambasadat perëndimore në Kosovë “shqetësohen për kapjen e shtetit nga politika”.

Ai i është referuar qortimeve ndaj Kosovës nga ambasada amerikane, ajo britanike dhe ajo gjermane, për rastin e gylenistëve. /Express/

    Data: 12 Mars 2019 21:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera