Kthehu lart

"Sapo u zgjova nga gjumi, bebi im kishte ndërruar jetë. Mos i injoroni këto simptoma"

"Sapo u zgjova nga gjumi, bebi im kishte ndërruar jetë. Mos i injoroni këto simptoma" GazetaExpress E enjte, 14 Shtator 2017 07:19

Në nëntor të vitit 2012, Hayden O’Shea, një foshnjë 15-muajshe ndihej sëmurë.

Ai nuk shfaqte kurrfarë simptome sëmundjeje, madje as nuk villte. Gjithçka që përjetonte ishin ethet, transmeton Gazeta Shneta.

Pikërisht atë javë, familja e Hayden kishte për të shkuar në dasmë të një miku.
Kur babai i Hayden, Tiffany shkoi për të marrë fëmijët, Hayden nuk zgjohej dot nga gjumi.

Edhe pse u zgjua nga gjumi dhe në pamje të parë dukej mirë, temperatura e Hayden ishte ende mjaft e lartë në 39 gradë, dhe nuk zbriti edhe pasi mori analgjetik, diçka që Tiffany nuk e kuptoi se ishte e rëndësishme deri vonë.

Tiffany vuri djalin e saj në gjumë në orën 17.30. Ajo e kontrolloi përsëri në orën 18.30 dhe e vështroi atë me një buzëqeshje.

Në orën 20.30, atë mbrëmje të dielën më 12 nëntor, Tiffany shkoi në dhomën e Hayden për ta zgjuar, duke kuptuar se kishte ndërruar jetë gjatë natës.

Pas 1 viti investigimesh mjekësore, mjekët treguan se Hayden kishte kontraktuar një virus dhe kishte zhvilluar sepsën.

Nëna përmes këtij postimi po tenton të ngrejë vetëdijen te nënat e tjera, duke mos i mënjanuar simptomat si temperatura.

    Data: 14 Shtator 2017 07:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera