Kthehu lart

Sanksionet ndaj Koresë Veriore mbesin deri në çarmatimin e plotë

Sanksionet ndaj Koresë Veriore mbesin deri në çarmatimin e plotë GazetaExpress

Koreja Veriore nuk do të ketë asnjë heqje të sanksioneve derisa e dëshmojnë “çarmatimin e plotë” ka thënë Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo.

Z. Pompeo ishte duke folur në një konferencë për shtyp në Seul me homologët nga Koreja Jugore dhe Japonia.

Kjo deklaratë ka ardhur pas disa dite të takimit historik në mes të Presidentit Donald Trump me liderin koreano-verior Kim Jong Un në Singapor.

Nga nënshkrimi i marrëveshjes, ka pasur skepticizëm të madh nëse ajo se çfarë është nënshkruar do të përmbushet. Ky skepticizëm mbështetet në atë se si Koreja Veriore ka hequr dorë nga armët nukleare dhe se si ky proces do të verifikohet.

Ai ka thënë se SHBA-ja kanë mbetur prapa idesë së tyre për të arritur çarmatimin e plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm të Koresë Veriore. /GazetaExpress

    Data: 14 Qershor 2018 16:03
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera