Kthehu lart

Qytetarët të rrënuar nga gripi sezonal, mjekët kanë një porosi

Qytetarët të rrënuar nga gripi sezonal, mjekët kanë një porosi GazetaExpress

Stina e dimrit, luhatja e temperaturave në vend dhe niveli i lartë i ndotjes së ajrit ka bërë që shumë qytetarë të Kosovës të drejtohen në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Qytetarët po kërkojnë ndihmë nga mjekët për shkak të simptomave të rënda të gripit.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani në një prononcim për Arbresh.info ka thënë se vetëm dy raste janë diagnostikuar në laborator.
“Raste të diagnostikuara janë dy në laborator, ndërsa tjerat janë krejt të ngjashme me gripin rufë ose flamë”, tha Ramadani.

Sipas tij, simptomat e gripit janë ethet, temperatura, plogështia, dhimbje të muskujve, pengesa në frymëmarrje nëse komplikohet, por nëse është grip i thjeshtë janë vetëm simptomat e përgjithshme.

Ai ka këshilluar qytetarët që të konsumojnë sa më shumë çaj dhe vitamina.

“Qytetarët këshillohen që me marr çaj dhe vitamina dhe me u rujt prej ndryshimeve të temperaturave dhe veshmbathjeve dhe ata të cilët kanë indikacione primologjike dhe sëmundje kronike dhe mbi moshën 65 vjeç duhet të vaksinohen”, tha Ramadani.

    Data: 11 Janar 2018 08:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera