Kthehu lart

QKUK jep detaje për vdekjet e dyshimta të pacientëve

QKUK jep detaje për vdekjet e dyshimta të pacientëve GazetaExpress E mërkurë, 13 Shtator 2017 11:18

Zyra e drejtorit të Përgjithshëm të QKUK-së bën të ditur se që nga dita e enjte në klinikat kirurgjike në QKUK, janë raportuar dy raste të vdekjeve të ndodhura gjatë operacionit.

QKUK njofton se përkohësisht janë pezulluar rastet e operacioneve të planifikuara (jo urgjente) me bllokun e klinikave kirurgjike.

Ndërkohë që ky institucion shëndetësor përmes një njoftimi për opinionin, deklaron se janë duke u zhvilluar normalisht punët në sallat e operacionit në Klinikën e Gjinekologjisë me Obstetrikë, në Klinikën e Ortopedisë, Klinikën e ORL-së dhe Klinikën e Oftalmologjisë në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).

Ky është njoftimi i plotë i QKUK-së:

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njofton opinionin publik se është duke u zhvilluar normalisht puna në sallat e operacionit në Klinikën e Gjinekologjisë me Obstetrikë, në Klinikën e Ortopedisë, Klinikën e ORL-së dhe Klinikën e Oftalmologjisë.
Ndërkohë, nga dita e enjte, përkohësisht janë pezulluar rastet e operacioneve të planifikuara (jo urgjente) në bllokun e klinikave kirurgjike.  

Rastet urgjente nga blloku kirurgjik janë operuar në sallat e Klinikës Emergjente, të cilat po ashtu janë në funksion. 

Nga dita e enjte, klinikat kirurgjike në QKUK, kanë raportuar për dy raste të vdekjeve ndodhura pas operacionit. 

Menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të hulumtuar “dyshimet” e ngritura për ndonjë parregullsi të mundshme si i parasheh edhe legjislacioni në fuqi.
QKUK-ja kërkon nga mediet dhe opinioni publik të jenë të kujdesshëm duke lënë hapësirë për hulumtim nga organet kompetente.

    Temat:
    Data: 13 Shtator 2017 11:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera