Kthehu lart

Pse ndodhën trazirat e marsit 2004? Kështu përgjigjej ish-kryeministri Bajram Rexhepi

Pse ndodhën trazirat e marsit 2004? Kështu përgjigjej ish-kryeministri Bajram Rexhepi GazetaExpress

Më 17 mars 2004,filluan trazirat që më vonë do të përmenden si “Trazirat e marsit”. Këto trazira filluan pasi dy fëmijë shqiptarë në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën në lumin Ibër dhe zgjatën për disa ditë.

Vdekja e dy fëmijëve sot e asaj dite nuk u qartsua asnjëherë.Gjatë atyre trazirave, që zgjatën dy ditë, u vranë 19 civilë, nga të cilët 11 shqiptarë dhe 8 serbë, ndërsa u lënduan mbi 900 persona, po ashtu kryesisht shqiptarë, shkruan Magazina.al

Në atë kohë kryeministër i Kosovës ishte Bajram Rexhepi, dhe ishte përballur me këtë situatë. Ish-kryeministri, fajësonte grupet kriminale serbe në veri për trazirat që quanë në vrasjen e 19 civilëve.

Duke folur për mediat e huaja, Rexhepi thoshte se trazirat i konvenojnë vetëm kriminelëve serbë në veri të cilët kanë për qëllim të bëjnë spastrimin etnik të asaj pjese të Kosovës nga shqiptarët, shkruan Magazina.al

“Natyrishtë që kjo është tendencë e qartë dhe inskenimi i tyre, qellimi i tyre është pastimi etnik që edhe ato pak familje që kanë mbet t’i largojnë nga aty”, thoshte  ish-kryeministri Bajram Rexhepi.

Rexhepi shqetsohej për shqiptarët në veri të Mitrovicës, për çka ishte pajtuar edhe me KFOR-in që të rritin sigurinë në vendet ku jetojnë shqiptarët.

Në atë kohë ishte vendosur edhe ora policore në Mitrovicë, nga ora 20:00 deri në orën 05:00, kjo për shkak të frikës se mund të kryheshin veprime kriminale nga serbët e veriut kundër shqiptarëve në atë pjesë.

Bajram Rexhepi ishte emëruar kryeministër i Kosovës më 4 mars 2002 dhe mbajti këtë pozitë deri më 3 dhjetor 2004, ai vdiq nga një sëmundje në korrik të vitit 2017 në moshën 63 vjeçare. 


    Data: 18 Mars 2018 10:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera