Kthehu lart

Presidenti slloven shpreh mbështetje për Kosovën

Presidenti slloven shpreh mbështetje për Kosovën GazetaExpress

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot presidentin slloven Borut Pahor. Haradinaj tha se presidenti e konfirmoi mbështetjen e shtetit slloven

"Dhjetë vjet shtet me miqësi tradicionale me Republikën e Sllovenisë. Sllovenia i ka qëndruar në krah Kosovës në të gjitha etapat e ngritjes së saj. 

Vizita e kryetarit, Borut Pahor, në dhjetëvjetorin e pavarësisë sonë, e konfirmon mbështetjen e shtetit slloven edhe në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës", ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, sllovenia na shërben si shembull për ndërtimin e shtetit modern.

    Data: 13 Shkurt 2018 13:38
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera