Kthehu lart

Policia jep detaje për therjen e nxënësit në Pejë

Policia jep detaje për therjen e nxënësit në Pejë GazetaExpress

Dje në rrugën “Adem Jashari” (Stacioni i Autobusëve) në Pejë, një nxënës është therur me thikë. Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se deri te incidenti ka ardhur pas një fjalosjeje ndërmjet dy të miturve. Dorasi ka goditur viktimën tri herë me thikë në pjesën e shpinës

Mësohet se pas trajtimit në spital i njëjti është liruar në shtëpi, ndërsa personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më 13.03.2018 12:12. Është arrestuar i dyshuari i mitur, mashkull  K/Shqiptar, i cili pas një fjalosje kishte goditur në pjesën e shpinës tri herë me armë të ftohët-thikë viktimën e mitur  mashkull K/Shqiptar. Viktima  ka marrë  tretman mjekësor në spitalin rajonal - Pejë, ku pas tretmanit  lirohet për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes  24 orë

    Data: 14 Mars 2018 13:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera