Kthehu lart

Piloti veteran zbulon të vërtetën e frikshme të avionëve

Piloti veteran zbulon të vërtetën e frikshme të avionëve GazetaExpress

Pilotët cilësohen shkaktarët e tragjedisë së dy ditëve më parë të avionit të kompanisë Saratov Airlines, duke shkaktuar 71 të vdekur në Rusi

Deklaratën e fortë e bën një pilot veteran si Magomed Tolbojew, i cili thotë se ata që drejtojnë avionët sot janë thjesht persona që shtypin butona dhe kaq. 

"Ata bënë gjithçka gabim që nga fillimi. I vranë ata njerëz. Nuk ka pilotë të mirëfilltë sot, ka vetëm butonista. Ata shtypin butonat dhe kaq. Nuk dinë asgjë tjetër", tha i irrituar Tolbojev për një media ruse. 

Avioni AN-148 u përplas dy ditë më parë vetëm pak minuta pasi ishte ngritur nga aeroporti i Moskës, duke shkaktuar vdekjen e 65 pasagjerëve dhe 6 anëtarëve të stafit.

    Data: 13 Shkurt 2018 13:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera