Kthehu lart

Pas takimit me gjermanët, Haradinaj pret zyrtarin e lartë britanik

Pas takimit me gjermanët, Haradinaj pret zyrtarin e lartë britanik GazetaExpress

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të takohet sot me drejtorin e përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

Takimi i tyre do të mbahet në orën 13:20 në ndërtesën e Qeverisë.

Ky takim i Haradinajt me diplomatin britanik vjen pas takimit që pati i pari i Qeverisë me dy këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Leuttenberg.

Këta dy të fundit i kërkuan Haradinajt heqjen e taksës ndaj produkteve serbe.

Vlen të theksohet se në Kosovë për vizitë kanë qëndruar së fundmi edhe zyrtarë të lartë amerikanë nga administrata e Trump-it.

    Data: 12 Mars 2019 09:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera