Kthehu lart

Pas suksesit të punës së tij në Kosovë, gjinekologu Ass. Prof. Dr. Yetim, në Klinikën Amerikane ofron KONSULTA FALAS për të gjithë pacientët

Pas suksesit të punës së tij në Kosovë, gjinekologu Ass. Prof. Dr. Yetim, në Klinikën Amerikane ofron KONSULTA FALAS për të gjithë pacientët GazetaExpress

Për një periudhë të shkurtër në Kosovë, solli një përvojë ndërkombëtare në fushën e mjeksisë, përkatësisht trajtimit të infertilitetit femror dhe mashkullor, duke realizuar ëndrren e shumë qifteve për tu bërë prindër.

Assoc. Prof. Dr. Yetim, njëherit njëri nga ekspertët më të njohur në botë në fushën e Infertilitetit femror dhe mashkullor, tashmë udhëheqës i ekipit në Klinikën Amerikane, do të ofroj KONSULTA FALAS për të gjithë pacientët rreth Infertilitetit femror dhe mashkullor, njofton për media Drejtori i Klinikës.

“Suksesin të cilin kishte arritur Dr. Behar Kusari, themelues I Klinikës Amerikane, tashmë po e përcjell bashkëpunëtori i tij dr. Cagcil Yetim dhe për këtë arsye për të vazhduar humanizmin për të cilën njihemi si klinikë, kemi vendosur që gjatë gjithë vitit 2018 të ofrojmë KONSULTA FALAS për të gjithë pacientët që kanë probleme rreth shtatzënisë”, u shprehë Drejtori i klinikës.

Për të gjithë lexuesit që dëshirojnë të dijnë rreth Assoc. Prof. Dr. Yetim, ekspert me renome botërore në fushën e Infertilitetit Femror dhe Mashkullor, më poshtë mund të lexoni biografinë e tij:

Dr. Yetim ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetit e Stambollit Marmara, ndërsa ka specializuar për obstetrikë dhe gjinekologji në Universitetin Mustafa Kemal, Departamenti i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë.

Më pas, Assoc. Prof. Dr. Yetim përfundoi specializimin e Endokrinologjisë Riprodhuese, Infertilitetit dhe asistimit të reprodukuar mjekësor (ART) në Departamentin e Endokrinologjisë riprodhuese/Infertilitet në Akademinë Ushtarake Mjekësore Gülhara në Ankara/Turqi.

Gjithashtu, ka qenë në Universitetin e Miamit në Departamentin e Endokrinologjisë Riprodhuese/Infertilitetit Miami/SHBA, ku punoi për një kohë të gjatë. Assoc. prof. Dr. Yetim ka marrë pjesë në programe të ndryshme televizive, takime dhe intervista për trajtimet e infertilitetit. Dr. Yetim ka shumë punime shkencore dhe botime në shumë artikuj kombëtar dhe ndërkombëtar.

Gjithashtu, ai ka marrë Çmimin e Parë me hulumtimin: "Krahasimi i gjetjeve të pap testit të qafës së mitrës dhe biopsisë të pacientëve të trajtuar me LEEP" IV. Kongresi citopatologjik, Qendra e Kulturës dhe Konventës së Universitetit Hacettepe, 26-29 mars 2009.

Përvoja e punës pasuniversitare e Assoc. Prof. Dr. Yetim, është: Spitali Shtetëror Kütahya Emet, Kütahya/Turqi; Spitali Shtetëror Kirikhan, Hatay/Turqi; Endokrinologjia riprodhuese/Departamenti i Infertilitetit në Akademinë Ushtarake Mjekësore Gülhara, Ankara/Turqi; Spitali Special Iskenderun Palmiye, Hatay/Turqi; themelues i njësisë IVF në Iskenderun Özel Palmiye Hastanesi, Qendra Speciale e IVF, Mersin/Turqi; Spitali Universitar Biruni në Stamboll/Turqi; dhe Spitali Parku Mjekësor Bahçelievler, Stamboll/Turqi.

Pas gjithë bagazhit të tij në fushën e Gjinekologjisë, Obstetrikës dhe Infertilitetit femëror dhe mashkullor, Dr. Cagcil Yetim nga viti 2017 është bërë pjesë e Klinikës Amerikane si Udhëheqës i ekipit për infertilitetin femëror dhe mashkullor, duke ofruar profesionalizmin dhe përvojën e tij për të gjithë pacientët që marrin shërbime nga Klinika.

Artikull i sponsorizuar

    Data: 24 Maj 2018 14:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera