Kthehu lart

Pacolli anulon vendimin e ish-ministrit Demaj për dërgimin e diplomatëve në misione (Dokument)

Pacolli anulon vendimin e ish-ministrit Demaj për dërgimin e diplomatëve në misione (Dokument) GazetaExpress

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, njëherësh ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër ka shfuqizuar vendimet e ushtruesit të detyrës së ministrit të Jashtëm, Emanuel Demaj. 

Bëhet fjalë për vendimin e Demajt për të caktuar disa zyrtarë të kësaj Ministrie në misione jashtë vendit.

Në kërkesën për pezullim të këtyre zyrtarëve, Pacolli ka numëruar si arsye mungesën e buxhetit dhe ngarkimin e tij, shkruan Gazeta Metro.

Tutje Pacolli ka thënë se me këtë rast kërkon rivlerësim ligjor për këto pozita.

Foto: Kërkesa e Pacollit drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme
 

    Data: 14 Shtator 2017 13:12
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera