Kthehu lart

Pacienti refuzon të dalë nga spitali në Gjilan, thotë se nuk është shëruar pas aksidentit

Pacienti refuzon të dalë nga spitali në Gjilan, thotë se nuk është shëruar pas aksidentit GazetaExpress

27-vjeçari Jeton Shkodra nga Gjilani është njëri nga personat që pësoi nga aksidenti i javës së kaluar në Gjilan.

Ai ishte duke punuar si taksist, kur u godit nga kamioni të enjten dhe që nga ajo ditë po qëndron i shtrirë në spitalin e Gjilanit.

Por, Shkodra thotë se megjithëse nuk ndihet mirë, nga reparti i Ortopedisë i është kërkuar të largohet nga spitali, raporton KTV.

Pasi jeton vetëm, thotë se po frikësohet të kthehet në shtëpi, meqë nganjëherë po i bllokohet i gjithë trupi nga lëndimet e shkaktuara prej aksidentit.

Shkodra, madje, ankohet se disa herë nuk ia kanë dhënë terapitë.

Por, drejtori i Spitalit në Gjilan thotë se të gjithë të aksidentuarit janë trajtuar siç duhet dhe kështu është vepruar edhe me Jeton Shkodrën.

Për të, Nisret Hajrullahu thotë se i janë bërë ekzaminimet e duhura dhe është konstatuar se ai mund të shkojë në shtëpi.

Megjithatë, Hajrullahu shton se nëse nuk ka kush të kujdeset për Shkodrën, ai mund të vazhdojë të qëndrojë në spital dhe askush nuk do t’i bëjë presion që të largohet.

    Data: 12 Mars 2019 20:45
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera