Kthehu lart

Numërimi në QNR, Dreshaj afër përmbysjes së rezultatit në Istog

Numërimi në QNR, Dreshaj afër përmbysjes së rezultatit në Istog GazetaExpress

Ka filluar numërimi i votave me kusht, votave të dërguara përmes postës dhe votat e personave me nevoja të veçanta, në komunën e Istogut. Deri më tani, kur janë numëruar qindra vota të nisura me postë, shumica janë për kandidatin e AAK-së.

Qendra e Numërimit dhe Regjistrimit ka filluar numërimin e votave me kusht në shumicën e komunave. Në Istog, deri më tani, shumica dërrmuese e votave me postë, kanë qenë për Gani Dreshajn e AAK-së.

Nga numërimi i qindra votave, pothuajse të gjitha i kanë shkuar për Dreshajn, dhe nëse vazhdon ritmi i njëjtë deri në fund, rezultati mund të përmbyset.

Në rezultatet preliminare të balotazhit të 19 nëntorit, Haki Rugova i LDK-së kishte dalë para Gani Dreshajt me 671 vota. 


    Temat:
    Data: 23 Nentor 2017 15:41
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera