Kthehu lart

Njerëzit që janë iluzionistë, dogmatikë, ose fundamentalistë fetarë ka më shumë gjasa t’u besojnë lajmeve të rreme

Njerëzit që janë iluzionistë, dogmatikë, ose fundamentalistë fetarë ka më shumë gjasa t’u besojnë lajmeve të rreme GazetaExpress

Njerëzit që janë pre e psikozës ka më shumë gjasa t’u besojnë lajmeve të rrejshme. A ka ndonjë tip tjetër të personit që ka më shumë gjasë t’u besojë lajmeve të rreme?

Po: “Besimi në lajme të rreme është asociuar me përqafim në rritje të ideve të ngjashme me iluzionet”, sipas një punimi nga Michael Bronstein, Gordon Pennycok, Adam Bear, Tyrone Cannon, dhe David Rand nga Universiteti i Yale, i prezantuar në Konferencën e Schizophrenia International Research, transmeton Gazetametro.net.

Nga punimi:

Dy studime me mbi 1000 pjesëmarrës, sugjeruan se individët që përqafojnë ide të ngjashme me iluzionet (për shembull të besuarit se njerëzit mund të komunikojnë në mënyrë telepatike), po ashtu edhe individët dogmatikë dhe fetarët fundamentalistë, ka më shumë gjasë t’u besojnë lajmeve të rreme.

Këto studime, gjithashtu, sugjeruan se dy forma të mendimit të lidhura njëra me tjetrën mund të mbrojnë nga besimi në lajme të rreme: E para, të qenit mendjehapur në mënyrë aktive, përfshin kërkimin për shpjegime alternative dhe përdorimi i evidencës për të rishqyrtuar besimet. E dyta, mendimi analitik, përfshin procese të të menduarit që konsumojnë burime të memories.

Përfshirja e reduktuar në këto dy forma të mendimit pjesërisht shpjegoi besimin në rritje në lajme të rreme në mesin e individëve që përqafuan ide të ngjashme me iluzionet, dhe plotësisht shpjegoi besimin në rritje në lajme të rreme në mesin e individëve dogmatikë dhe fetarëve fundamentalistë. Këto rezultate mund të implikojnë se ndërhyrjet ekzistuese për të rritur mendimin mendjehapur dhe atë analitik mund të përdoren për të parandaluar efektet e dëmshme në lajme të rreme.

Hulumtuesit, gjithashtu, tërhoqën vërejtjen se kjo nuk nënkupton se të qenit deluzionist, dogmatik, ose fetar fundamentalist shkakton besimin në lajme të rreme, por se këto gjëra kanë prirje të bashkëndodhin. Ata thonë se në terme të çfarë shkakton çfarë, nuk mund të thonë asgjë dhe se ajo çfarë ata bëjnë është se ofrojnë evidencë (ndërmjetësim korelacional) rrethanore në lidhje me këtë.

    Data: 17 Maj 2018 07:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera