Kthehu lart

NISMA’s i bashkohet një anëtar i PDK’së

NISMA’s i bashkohet një anëtar i PDK’së GazetaExpress

Kryetari i nëndegës së PDK-së në Zhegër të Gjilanit, Ruhan Kurteshi ka aderuar në NISMA Socialdemokrate.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani njëherësh kryetar i NISMA-së në Gjilan në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Kryetari i njërës prej nëndegëve më të mëdha të PDK-së, asaj të Zhegrës, Ruhan Kurteshi ka kaluar në NISMA Socialdemokrate. Kurteshi dhe shumë të tjerë do t’i bashkohen programit të partisë sonë. Ne i urojmë mirëseardhje në shtëpinë e re z.Kurteshi. Aderimet e shumta në NISMA janë një lajm i jashtëzakonshëm dhe tregojnë se jemi në rrugë të mbarë”, ka shkruar Hasani.

    Data: 14 Mars 2018 18:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera