Kthehu lart

Nga spitali Isa Mustafa kujton arkitektin e Pavarësisë

Nga spitali Isa Mustafa kujton arkitektin e Pavarësisë GazetaExpress

Kreu i LDK’së dhe ish kryeministri i vendit, Isa Mustafa, tash e disa ditë është duke qëndruar në Gjermani në një qendër rehabilituese pas komplikimeve shëndetësore që kishte pasur javë më parë. Por Mustafa, pavarësisht gjendjes së tij, ka gjetur kohë që në 12’të vjetorin e vdekjes së presidentit Rugova dhe ish liderit të LDK’së, ta përkujtojë atë. Mustafa e ka quajtur Rugovën arkitekt të pavarësisë së Kosovës.

“I përjetshëm do të jetë kujtimi dhe nderimi për Arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugova!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës. Më 21 janar 2006, pushon së rrahuri zemra e Presidentit të Parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Pas vdekjes së Rugovës në zgjedhjet e brendshme të LDK'së, kryetar u zgjodh Fatmir Sejdiu. Pas Sejdiut, në krye të partisë u zgjodh Isa Mustafa i cili edhe sot qëndron në krye të LDK’së.

    Data: 21 Janar 2018 13:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera