Kthehu lart

Shumica e amerikanëve mbështesin kthimin e DACA's

Shumica e amerikanëve mbështesin kthimin e DACA's GazetaExpress

Katër ndër pesë amerikanë mbështesin të drejtën e qëndrimin të përhershëm për imigrantët pa dokumente që kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara si fëmijë, sipas një ankete të re të televizionit ABC News dhe gazetës Washington Post.

Të dhënat që tregojnë se 86 për qind e të anketuarve nga i gjithë spektri politik e mbështesin qëndrimin e tyre, vjen vetëm disa javë pasi administrate e Presidentit Donald Trump e shfuqizoi programin e quajtur DACA.

Sipas politikës së administratës së ish-Presidentit Obama, imigrantët pa dokumente që ishin sjellë në Shtetet e Bashkuara si fëmijë, mund të merrnin autorizim për qëndrim që mund të ripërtërihej çdo dy vjet.

DACA nuk parashikonte një rrugë për shtetësi, duke i lënë rreth 800 mijë përfituesit e asaj politike në një status gjysmë ligjor.

Anketa e së hënës tregonte gjithashtu se dy të tretat e amerikanëve duan që një marrëveshje e ngjashme me DACA'n të zbatohet paralelisht me masa më të forta kontrolli në kufi.

    Temat:
    Data: 25 Shtator 2017 23:25
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera