Kthehu lart

Në Pejë arrestohet një person, dyshohet se mashtroi 36 qytetarë me viza pune në Gjermani

Në Pejë arrestohet një person, dyshohet se mashtroi 36 qytetarë me viza pune në Gjermani GazetaExpress

36 qytetarë kanë rënë viktimë e mashtrimit me viza pune në Gjermani, nga një person i cili dje ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, vlera e parave që ky person ua ka marrë viktimave është njëmbëdhjetë mijë euro.

Policia thotë se për të arrestuarin ekziston dyshimi i bazuar se ka mashtruar 36 qytetarë të Kosovës duke ua marrë 11000 (njëmbëdhjetë mijë euro) në emër të kontratave fiktive për t’iu siguruar viza pune.

Gazeta Express merr vesh se bastisjet, policia i ka bërë në kompaninë "Sirius Holding Call Centre", e cila është e regjistruar si biznes në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve me pronar një gjerman. Policia e Krimeve Ekonomike ka bastisur edhe një shtëpie private.

“Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar dokumente të ndryshme si: kontrata fiktive mashtruese në emër të disa shtetaseve të Kosovës, kartela bankare, letra të dyshuara, një laptop, dy fllash disqe etj.”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Express

    Data: 23 Nentor 2017 15:16
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera