Kthehu lart

Ndërron jetë veterani i UÇK-së (FOTO)

Ndërron jetë veterani i UÇK-së (FOTO) GazetaExpress E enjte, 14 Shtator 2017 10:50

Pas një sëmundjeje të rëndë, dje ka ndërruar jetë intelektuali, veprimtari e veterani i luftës, Bajram Mehani.

I ndjeri kujtohet nga shumë gjenerata si profesor i nderuar dhe i shquar.

I lindur në vitin 1956, Mehani kishte kryer shkollimin fillor në Dobroshevc të komunës së Drenasit. Pastaj, shkollën e mesme e kishte vazhduar në Prishtinë.

Qysh në atë kohë, si i ri, bashkë me heroin Fehmi Lladrovci dhe shumë veprimtarë të tjerë ishte angazhuar për çështjen kombëtare.

Pas përfundimit të universitetit në Fakultetin Teknik, drejtimi i makinerisë, në vitin 1986 ishte punësuar në Shkollën e Mesme Teknike tash ”Fehmi Lladrovci”, ku prej asaj kohe e deri në ditët e fundit të jetës së tij ishte gjithmonë pjesë e sindikatës dhe e Këshillit Aktiv të shkollës.

Profesori i ndjerë ka qenë edhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë luftës ai ishte udhëheqës i logjistikës në Brigadën 114 “Fehmi Lladrovci”.

Varrimi i tij bëhet të enjten (sot) më 14 shtator në varrezat e fshatit Shkabaj, ish- Gllanasellë, në orën 16:00.

    Data: 14 Shtator 2017 10:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera