Kthehu lart

Mysafiri special i Pacollit rrëzohet te varri i Rugovës

Mysafiri special i Pacollit rrëzohet te varri i Rugovës GazetaExpress

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli gjatë vizitës së tij te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugovës ka qenë i shoqëruar edhe nga një zyrtar i huaj, por ky i fundit ka rrëshqitur në akull dhe është rrëzuar.

Mysafiri special i Pacollit është rrëzuar pak para se të mbërrijë te varri i Rugovës për të bërë homazhe. I njejti është ndihmuar nga ekipi i Pacollit, shkruan Gazeta Express.

Bëhet fjalë për lobistin, Sherif Babaginda.

Gjatë ditës së sotme liderët shtetërorë dhe shumë fytyra tjera publike kanë bërë homazhe te varri i Rugovës.

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake./Gazeta Express

    Data: 21 Janar 2018 14:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera