Kthehu lart

Momenti kur metroja e zvarrit nëpër tokë gruan të bllokuar në derën e saj (Video)

Momenti kur metroja e zvarrit nëpër tokë gruan të bllokuar në derën e saj (Video) GazetaExpress

Një grua raportohet se është lënduar rëndë, pasi ajo është bllokuar në derën e një metroje. Në këtë mënyrë metroja në Romë të Italisë e ka tërhequr zvarrë atë.

Gruaja me nënshtetësi të Bjellorusisë, Natalya Garkovich, 43-vjeçare nuk mund të largohej, pasi një rrip që kishte të vendosur në dorë i mbeti në derën e metrosë.

Pamjet e tmerrshme tregojnë se si qytetarët e tjerë që gjenden aty mundohen t’i ndihmojnë asaj, por pa sukses.

Është e paqartë nëse ajo ishte në gjendje për të liruar veten nga dera para se ajo të zvarritej në tunelin nëntokësor.

Raportohet se rripi duhet të ketë qenë mjaft i hollë për të shkaktuar sensorë që automatikisht njoftojnë shoferin se dikush është mbërthyer.

Në anën tjetër, shoferi thuhet të ketë qenë i përqendruar për të ngrënë një sandviç.

    Data: 17 Korrik 2017 13:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera