Hapi i pari i një kontrolli teknik të veturës është fotografimi i pjesës së brendshme motorike. E punën inspektuesi Fatmir Dobra e vazhdon me kontrollimin e pjesës së amortizimit e sistemit të frenimit.
Ky proces i kontrollimit është i detajuar.
I gjithë inspektimi kryhet brenda pak minutash.
E duket se interesimi i shoferëve nuk mungon, për t’i kontrolluar automjetet e tyre.
MI INSPEKTON QENDRAT E KONTROLLIT TEKNIK
Vetëm në këtë qendër kontrollin teknik brenda një viti e kryejnë deri në 2500 vetura.
Por, jo të gjitha veturat i nënshtrohen këtij kontrollimi të detajuar.
Bile ka dyshime që edhe shumë makina, qarkullojnë në trafik pa kryer si duhet procedurat e kontrollit teknik.
E nuk mungojnë as dyshimet që Qendrat e Kontrollit Teknik, nuk i kryejnë si duhet këto kontrolle.
Ndërkohë, në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se i inspektojnë të gjitha Qendrat për Kontroll Teknike.
E ka raste kur edhe u është pezulluar licenca.
Zejnaj thotë se problem në kontrollimin e veprimtarisë së Qendrave të Kontrollit Teknik është numri i ultë i inspektorëve në këtë ministri.
E rasti i fundit që qoi në tragjedi për shkak të mungesës së regjistrimit dhe kontrollës teknike është ai në Gjilan.
Për këtë rast në Ministrinë e Infrastrukturës ende nuk marrë një raport zyrtar.
Nga ky aksident mbeti një i vdekur e mbi 20 të lënduar. Ndërsa në paraburgim ndodhet drejtuesi i kamionit por edhe pronari i kompanisë, që kishte lëshuar në qarkullim këtë kamion.