Kthehu lart

Mësohen detaje të reja rreth vrasjes në Gjakovë

Mësohen detaje të reja rreth vrasjes në Gjakovë GazetaExpress

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur këtë mbrëmje në fshatin Marmull të Gjakovës.

Express mëson se i vrarë me një plumb ka mbetur 40 vjeçari me inicialet T.B.

Ai ishte kumbarë i të plagosurit A.N. i lindur më 1963, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve brenda policisë në Gjakovë deri te incidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të problemeve pronësore.

I dyshuari është i njohur për policinë.

Ai ndodhet në arrati derisa thuhet të ketë kontaktuar policinë të cilës i është thënë se do të vetëdorëzohet.

    Data: 12 Mars 2019 19:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera