Kthehu lart

Mbi 6000 shoferëve iu ndalua vozitja

Mbi 6000 shoferëve iu ndalua vozitja GazetaExpress

Aksidentet e rënda në trafik pothuajse janë përditshmëri në Kosovë. E shpesh herë këto aksidente përfundojnë edhe me fatalitet. Rasti i fundit ishte ky në Shtedim të Podujevës, ku një i moshuar humbi jetën si pasojë e aksidentit.

Dy persona që dyshohet se po bënin gara me makinat e tyre tani janë në paraburgim. Por, këto nuk janë masat e vetme të cilat merren ndaj ngasësve të pakujdesshëm në trafik. Për shkelje që bëjnë atyre në bazë të ligjit për trafikun rrugor edhe u merren pikët. 

Por, polica ka të drejtë edhe të bëjë konfiskimin e përkohshëm të lejes së vozitjes.

MBI 6000 SHOFERËVE I'U NDALUA VOZITJA

E numri i atyre që përkohësisht u është marr e drejta për të drejtuar makinat nuk është i vogël.

Mirëpo këto masa mbrojtëse janë të përkohshme.

Patentë shoferi s’mund të konfiskohet më gjatë se dy vite, e as më pak se tre muaj.

E nëse këto pikë për kundërvajtje shtohen, masat që institucionet marrin, janë më të mëdha.

Kështu tregon, drejtori i njësisë për patentë shofer, Bedri Shabani nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Mirëpo ka edhe prej tyre qe vazhdojnë të ngasin veturën, edhe pas konfiskimit të lejes.

E ka të atillë që drejtojnë makinën edhe pa poseduar leje për një gjë të tillë.

Sipas ligjit për sigurinë në komunikacion rrugor, vozitësit që kryejnë kundërvajtje, dënohen me gjobë prej 200 deri 400 € shoferi i cili nuk ka patentë.

E njëjta gjobë vlen edhe për personat që kanë të ndaluar drejtimin e mjetit dhe për vozitësit që  nuk kanë patente shofer për kategorinë përkatëse.

    Data: 12 Mars 2019 21:12
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera