Kthehu lart

May pëson disfatën turpëruese të radhës: Deputetët i thonë jo marrëveshjes për Brexit

May pëson disfatën turpëruese të radhës: Deputetët i thonë jo marrëveshjes për Brexit GazetaExpress

​Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka pësuar një disfatë të dytë turpëruese, për marrëveshjen e saj për Brexit, teksa deputetët e Parlamentit i kanë hedhur poshtë garancitë e minutës së fundit që ajo i ka fituar nga 27 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, të hënën.

Marrëveshja e mbështetur nga May, për daljen e Britanisë nga BE’ja, është kundërshtuar nga një shumicë e deputetëve – dallimi mes votave ka qenë 149.

Kundër marrëveshjes kanë votuar 391 deputetë, ndërsa pro saj kanë votuar 242.

Kur kanë mbetur vetëm 17 ditë nga afati për largimin e Britanisë nga blloku evropian, deputetët britanikë kanë shpërfillur thirrjet e kryeministres “për ta kryer marrëveshjen”, pasi Partia Unioniste Demokratike ka thënë se nuk do ta mbështesë ujdinë. 

May ka thënë se deputetët tani do të votojnë nëse Britania duhet të largohet pa një marrëveshje më 29 mars - dhe, mundësisht edhe nëse Brexit duhet të shtyhet. /Express/

    Data: 12 Mars 2019 20:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera