Kthehu lart

Liderët e shteteve më të fuqishme vijnë këmbë, Thaçi me veturë në Samitin e Sofjes

Liderët e shteteve më të fuqishme vijnë këmbë, Thaçi me veturë në Samitin e Sofjes GazetaExpress

Para pak minutash ka nisur Samiti i Sofjes që ka mbledhur liderët e shteteve evropiane, ku pritet të diskutojnë për shumë tema dhe shqetësime të përbashkëta të tyre. Por, sytë e kamerave janë drejtuar edhe jashtë në kohën kur liderët po drejtoheshin për në objektin ku do të mblidhen.

E çka ra në sy, ishte ecja në këmbë e liderëve të shteteve kryesore të Evropës dhe afrimi me veturë deri te hyrja e objektit e presidentin kosovar, Hashim Thaçi.

Në disa fotografi të publikuara shihen liderët e Gjermanisë, Francës e Britanisë së Madhe teksa ecin në këmbë nga hoteli ku qëndruan për në objektin ku do të mbahet Samiti.

May, Macron e Merkel shihen teksa diskutojnë gjatë rrugës, në kohën kur përcillen nga bashkëpunëtorët e tyre dhe zyrtarët e sigurimit.

Në anën tjetër, një imazh krejt tjetër vjen nga eskorta e presidentit të shtetit të vogël që BE-në akoma e ka vetëm si aspiratë. Presidenti kosovar u afrua me veturën që po e voziste deri në hyrje të ndërtesës, ku edhe u prit nga kryeministri bullgar, Borisov.

Ndryshe, në Samitin e Sofjes bashkë me Thaçin kanë udhëtuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri Behgjet Pacolli. Por, zyrtarisht Kosova përfaqësohet vetëm nga presidenti Thaçi.

    Data: 17 Maj 2018 10:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera