Kthehu lart

Ky është i gjithë luksi i familjes Grabovci, në 6 minuta video

Ky është i gjithë luksi i familjes Grabovci, në 6 minuta video GazetaExpress

Prania e krerëve të lartë të shtetit dhe historia e tij politike e mbushur me skandale korruptive, ka bërë që dasma e djalit të tij të komentohej shumë në mediat kosovare.

Por pak video e fotografi u publikuan nga dasma e Ngadhnjim Grabovcit, djalit të ish-deputetit Adem Grabovci, i njohur si protagonist i serisë së përgjimeve “Dosja e Shefave”.

Por kompania e cila ka xhiruar këtë dasmë ka publikuar një video të shkurtër 6 minuta si formë reklame dhe bashkë me këtë ka shpërfaqur edhe dasmën luksoze të familjes Grabovci.

Hoteli ndër më të shtrenjtit në Kosovë, dy këngëtarë, njëra nga Shqipëria, Aurela Gaçe e cila njihet për çmimet e larta kur këndon nëpër dasma dhe ahengje private, Ramadan Krasniqi, i cili gjithashtu është një ndër këngëtarët më të shtrenjtë bashkë me një dekor që shihet të jetë luksoz e deri tek angazhimi i një Ansambli të Valleve dhe Këngës, janë disa nga detajet që tregojnë për luksin e Grabovcit në këtë dasmë, raporton Insajderi.
Ndiqeni videon për të parë dasmën luksoze të djalit të Grabovcit.

    Data: 17 Korrik 2017 13:38
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera