Kthehu lart

Kryeministri spanjoll iu bashkua mbrëmë liderëve të BE-së në darkë, por sot mungon shkaku i Kosovës

Kryeministri spanjoll iu bashkua mbrëmë liderëve të BE-së në darkë, por sot mungon shkaku i Kosovës GazetaExpress

Krerët e shteteve anëtare të BE-së kishin mbërritur dje në Sofje për një darkë joformale, të organizuar nga kryeministri bullgar Bojko Borisov, organizuar me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Ngjarja që ishte mbajtur përpara Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është pjesë e Agjendës së Liderëve dhe e kalendarit të Presidencës Bullgare.

Ajo që është vërejtur në darkën e mbajtur një ditë para Samitit, ishte prania e kryeministrit spanjoll, i cili refuzoi bindshëm të jetë aty ku merr pjesë edhe Kosova. 

Kryeministri Marianne Rahoy e ka konfirmuar më herët mospjesëmarrjen në Samitin e Sofjes për shkak të Kosovës dhe qëndrimit të shtetit të tij për pavarësinë e Kosovës.

Ndërkaq sot, në Samitin e Sofjes ku të pranishëm janë edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, aty nuk është kryeministri spanjoll.

Megjithatë, Spanja do të paraqitet në Samitin e Sofjes nga një zyrtar i ulët diplomatik. Kështu është njoftuar në Bruksel. /Express/


    Data: 17 Maj 2018 14:56
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera