Kthehu lart

Kosovari më i vjetër? Rufki Suma viziton 103-vjeçarin

Kosovari më i vjetër? Rufki Suma viziton 103-vjeçarin GazetaExpress

Kryetari i komunës Rufki Suma i shoqëruar nga nënkryetari Mallzum Qajani dhe Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Qamush Brava kishin rast të veçantë që të urojnë për 103 vjetorin e lindjes banorin më të vjetër të komunës së Hanit të Elezit.

I lindur me 15.03.1915 në fshatin Pustenik, Rexhep Brava apo siç e quajnë Baba plak, me shëndet të mirë, dëgjim e shikim të mirë dhe i gatshëm edhe për pak shaka sot mbushi 103 vite.

I rrethuar nga familjarët e katër gjeneratave, kësaj feste të ditëlindjes së 103 të Babës plak iu bashkuan edhe zyrtarët e lartë të komunës së Hanit të Elezit për ti uruar edhe për shumë vite të tjera



    Data: 18 Mars 2018 09:43
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera