Kthehu lart

Konjufca ironizon me largimin e Haradinajt nga seanca: Kryeministrin po e lëshojnë shpejt nervat

Konjufca ironizon me largimin e Haradinajt nga seanca: Kryeministrin po e lëshojnë shpejt nervat GazetaExpress

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se kryeministrin Ramush Haradinaj po e lëshojnë shpejt nervat, duke mos arritur kështu të qëndrojë më shumë se gjysmë ore në seancën e Kuvendit

Ai tha se do të ishte mirë që kryeministri ta përgatisë mendjen dhe të përballet më suksesshëm me opozitën.

“S'e paskemi kryeministrin këtu. Është mirë ai me përgatit pak mendjen e nervat për m'u përballë ma suksesshëm me opozitën se p'e lëshojnë shumë shpejt edhe kondicioni edhe përgatitja, e s'po mundet me nejtë ma shumë se gjysmë ore në seancë”, tha Konjufca. /Express

    Data: 14 Mars 2018 11:28
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera