Kthehu lart

Klinë, aksidentalisht djeg shtëpinë dhe pronën e tij

Klinë, aksidentalisht djeg shtëpinë dhe pronën e tij Foto: Ilustrim GazetaExpress

​Policia ka arrestuar një person në fshatin Dresnik të Klinës, pasi dyshohet se i njëjti nga pakujdesia ka djegur disa shkurre në pronën e tij

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Dresnik të Klinës, ku i dyshuari ka djegur disa shkurre në pronën e tij, ndërkaq më pas zjarri ishte shpërndarë duke shkaktuar dëme dhe ishte djegur shtëpia e pabanuar e të dyshuarit.

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër zjarri ka ndodhur të enjten në Klinë, ku policia bën të ditur se është raportuar për djegien e pronës së një ndërmarrjeje bujqësore. /Express/                    

    Data: 12 Mars 2019 10:28
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera