Kthehu lart

Këta janë liderët që po marrin pjesë në Samitin e Sofjes

Këta janë liderët që po marrin pjesë në Samitin e Sofjes GazetaExpress

Brenda pak çastesh pritet të nisë punimet Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë

Pjesëmarrës në këtë Samit do të jenë krerët më të lartë shtetërorë të të gjitha vendeve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Përveç krerëve të institucioneve të BE-së, pjesë e Samitit janë edhe politikanët më të fuqishëm të tri kryeqendrave të deritashme evropiane, përkatësisht kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, raporton “Zeri.info”.

Kosova në këtë samit po përfaqësohet nga presidenti  Hashim Thaçi.

Analistët evropianë po e cilësojnë Samitin e Sofjes si historik, derisa pritjet nga punimet e tij janë të mëdha edhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilat synojnë të bëhen pjesë e familjes evropiane. 

    Data: 17 Maj 2018 08:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera