Kthehu lart

Jep dorëheqje kryetari i Gjykatës Themelore në veri të Mitrovicës

Jep dorëheqje kryetari i Gjykatës Themelore në veri të Mitrovicës GazetaExpress

Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq, ka ofruar dorëheqje nga kjo pozitë. Këtë e ka konfirmuar zyrtarja për media në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJ), Aishe Qorraj.

“Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ka paralajmëruar dorëheqjen, mirëpo ende nuk e kemi pranuar zyrtarisht”, ka thënë Qorraj në një përgjigje përmes SMS-it për Betimi për Drejtësi.

Më 24 tetor të vitit të kaluar, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kishte dekretuar gjyqtarët dhe prokurorët serbë, në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes për Drejtësi, të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në bisedimet e Brukselit.

Ndërsa, më 31 tetor të atij viti, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka zgjedhur Nikolla Kabashiqin, kryetar të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, pasi sipas kësaj marrëveshjeje, parashihej që kjo gjykatë të udhëhiqej nga komuniteti serb.

Kurse, nënkryetar i kësaj gjykate ishte zgjedhur Ali Kutllovci.

    Data: 14 Shkurt 2018 13:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera