Kthehu lart

Ja si i fshehu komandanti i Policisë rastet e kryesve të veprave penale

Ja si i fshehu komandanti i Policisë rastet e kryesve të veprave penale GazetaExpress E mërkurë, 13 Shtator 2017 07:59

Shukri Aliu, komandant i Stacionit Policor në Komunën e Novobërdës, i cili u arrestua javën e kaluar nga Policia, dyshohet se ka fshehur dhe nuk ka hetuar disa raste të kryesve të veprave penale, shkruan sot "Koha Ditore".

Ai, po ashtu, po hetohet për mosekzekutim të urdhëresave të gjykatës.

“Koha Ditore” ka mësuar se Aliu, i cili me gradë është toger, ka bashkëpunuar me një qytetar të nacionalitetit serb në Novobërdë, Ivan Dikiq, i cili po ashtu është arrestuar të enjten nga policia, pas urdhrit të gjykatës. Prej këtyre rasteve komandanti dyshohet se ka përfituar financiarisht.

    Data: 13 Shtator 2017 07:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera