Kthehu lart

Izraeli do ta rrëzonte avionin civil për ta vrarë Arafatin

Izraeli do ta rrëzonte avionin civil për ta vrarë Arafatin GazetaExpress

Izraeli ka patur një plan për të vrarë ish-liderin palestinez Yasser Arafat teksa ai po udhëtonte në vitin 1982 nga Siria në Arabinë Saudite.

Urdhri është dhënë nga Ariel Sharon kur ai ishte ministër i Mbrojtjes në atë kohë, ndërsa dokumenti ka dalë sëfundmi në dritën e diellit pas një publikimi në New York Times, të cilës i referohet sot edhe Haaretz , përcjell Albeu.com.

Plani ishte që avioni civil me të cilin ai udhëtonte të goditej në shkretëtirën mes Jordanisë dhe Arabisë Saudite duke vrarë njëkohësisht edhe pasagjerët e tjerët krahas Arafatit.

Dokumenti është nxjerrë nga bashkëpunëtori i ngushtë i Sharonit në atë periudhë, Rafael Eitan. 

Pavarësisht kësaj, Arafat nuk udhëtoi në atë avion, gjë e cila shpëtoi edhe jetët e dhjetra qytetarëve të tjerë.

    Data: 14 Shkurt 2018 12:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera